publications-bg

Publikime

publication-img

Raporti i katërt i monitorimit për punën e Avokaturës së Shtetit të RMV

Повеќе
publication-img

ANALIZË E CILËSISË SË REFORMAVE QË KANË TË BËJNË ME ZGJEDHJEN, ZGJEDHJEN NË GJYKATË MË TË LARTË DHE SHKARKIMIN E GJYKATËSVE

Gjykatësit si bartës të pushtetit gjyqësor janë mbrojtësit e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe ata janë garantuesit më të lartë të mbrojtjes së sundimit të së drejtës. Ata janë zbatuesit e legjislacionit, shpërndarësit e drejtësisë dhe kreator të praktikës gjyqësore dhe si të tillë janë të detyruar ta rruajnë vendosmërinë e shtetit dhe gjyqësorit për të mbrojtur demokracinë e bazuar në sundimin e ligjit dhe promovimin e sistemit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Në ushtrimin e funksionit gjyqësor është e nevojshme të sigurohen kushte të tilla të cilat do të garantojnë pavarësi thelbësore të gjykatave si dhe pushtetit gjyqësor, por dhe pavarësinë individuale, paanshmërinë, cilësinë, profesionalizmin dhe efikasitetin e gjyqtarëve gjatë vendosjes së lëndëve konkrete.

Повеќе
publication-img

RAPORTI I TRETË I MONITORIMIT PËR PUNËN E AVOKATURËS SË SHTETIT NË RMV

Projektin “Bashkë në luftë kundër korrupsionit” e implementon SKUP, si bartës, dhe Instituti për të Drejtat e Njeriut (IDNJ) dhe Medium, si partnerë, me qëllim të përmirësimit të kapaciteteve të sektorit qytetarë për realizimin e rolit monitorues të punës së autoriteteve shtetërore, me qëllim të ushtrimit të ligjshëm dhe transparent të funksionit, parandalimit të rreziqeve nga korrupsioni dhe parandalimit të shpërdorimit të detyrës zyrtare. Projekti është në vitin e dytë të implementimit.

Повеќе
publication-img

METODOLOGJIA PËR MONITORIMIN E NDRYSHIMEVE NË LEGJISLACION DHE NDIKIMI I TYRE NË GJYQËSOR

Me miratimin e Strategjisë për reformë në sektorin e jurisprudencës, për periudhën kohore 2017- 2022, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut manifestoi përcaktim të qartë për harmonizimin e plotë të legjislacionit nacional me legjislacionin e Bashkimit Evropian në pjesën e sistemit të jurisprudencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Njëkohësisht, Qeveria, me këtë Strategji vendosi një skicë të plotë me të cilën u identifikuan dobësitë ekzistuese sistematike dhe funksionale të sektorit të jurisprudencës të cilat, në periudhën e kaluar, kanë lënë gjurmë të mos funksionalitetit dhe jokonsistencës dhe propozoi masa me të cilat në të ardhmen të njëjtat duhet të tejkalohen, të minimizohen dhe të parandalohen. Dobësitë e detektuara manifestuan negativitete të numërta në aspekt të zbatimit selektiv të drejtësisë, mosndëshkimit dhe shkeljeve të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe qytetarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut...

Повеќе
publication-img
07.10.2019

MANUAL PËR APLIKIMIN E QASJES SË BAZUAR NË TË DREJTAT E NJERIUT

Realizimi i mbrojtjes së dinjitetit njerëzor i të gjithë qenieve njerëzore qëndron në thelbin e konceptit të të drejtave të njeriut, duke vënë individin në qendrën e vëmendjes. Kuptimi i parimeve dhe procedurave të të drejtave të njeriut ua mundëson njerëzve të marrin pjesë në vendimet shoqërore, të cilat ndikojnë në jetët e tyre për të vepruar në drejtim të zgjidhjes së konflikteve, përmirësimit të standardeve jetësore dhe mundësimit të një ambienti të prosperitetit.

Komunitetet, qeveritë dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të përballen me sfidën për luftimin e parimeve bazë të shkeljes së të drejtave të njeriut, që çojnë drejt diskriminimit, margjinalizimit, përjashtimit social dhe qasjes dhe shpërndarjes jo të drejtë të përfitimeve nga mallrat dhe shërbimet publike. Këtu, qasja e bazuar në të drejtat e njeriut në kuptimin e zhvillimit, po bëhet relevante.

Повеќе
publication-img

ANALIZA THEMELORE E PUNËS SË KËSHILLIT GJYQËSOR TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Kjo analizë themelore e punës së Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë u hartua në kuadër të Projektit “Monitorimi i rritur publik mbi punën e Këshillit Gjyqësor të RM” të realizuar nga Instituti për të Drejtat e Njeriut me mbështetje të Ambasadës së Britanisë në Shkup. Analiza ofron një pasqyrë të gjendjes aktuale lidhur me punën e Këshillit Gjyqësor të RM (në tekstin në vijim KGJRM).

Повеќе