news-bg

Блог

NISMAT RINORE PËR NXITJEN E TOLERANCËS DHE BASHKËPUNIMIT NDËRETNIK

Autorja: BLERONA BERISHA


(превод на македонски можете да прочитате тука)


Ne, rinia e vendit, si shpresa e kombit, si grupmosha më energjike dhe ambicioze ëndërrojmë një të ardhme të ndritur dhe synojmë në arritjen e standardeve më të larta për një jetesë me kushte ku mund të zhvillojmë  veprimtari të ndryshme në bazë të aftësive që ne posedojmë.

Si rezultat i nevojës për bashkëpunim ndëretnik mes bashkësive etnike me të cilat zhvillojmë jetesë të përbashkët në kushtet e njëjta të vendit dhe kohës ku ne jetomë, ne duhet të rritemi me frymën e të qenurit tolerantë me bashkëmoshatarët dhe grupmoshat e tjera që kemi përreth nesh.

Kur flasim për tolerancën ndëretnike të gruposhave dhe etnive të ndryshme që zhvillojnë veprimtarinë dhe kanë vendosur të jenë në sherbim të atdheut,si kontribues në atë vend, duhet të kenë tolerancë mes vete,pa marrë parasyshë dallimeve qe kemi në tradita dhe kulturë, sepse ne jemi ata te cilët kemi vendosur të shërbejmë në të mirë të ambientit tonë jetesor. Kush më mirë se bashkëpunimi çon në progres të marrëdhënieve tona ndëretnike, nxit bashkëpunimin mes vete dhe përmes kësaj fillojmë të shkëmbejmë ide, mendime të ndryshme nga të rinj me mendësi të ndryshme, duke arritur në përfundimin se çka është më e duhura për ne.

Organizimi i projekteve apo dhe aktiviteteve të ndyshme na bën të afrohemi edhe më tepër mes vete, na bën të kuptojmë se cilat janë dallimet mes nesh dhe se është në rregull të jemi të ndyshëm, por duhet me anë të bashkëpunimit të gjejmë një gjuhë të përafërt për arritjen e qëllimeve tona.

Projektet me qëllim të përfshirjes ndëretnike na bëjnë të kuptojmë se gjithsecili prej nesh është ndryshe dhe se kemi këndvështrime të ndyshme sa u përket temave të ndryshme  dhe idetë e secilit duhen të merren në konsideratë, duke qenë se secili njeri është  i mrekullueshem në mënyrën e vet dhe cdo përpjekje e jona vlen shumë për  shoqërinë dhe marrëdhëniet shoqërore ndëretnike që krijojmë në vendin tonë.

Guximi dhe dëshira për socializim mes të rinjve shkrijnë çdo akull e barrierë të krijuar mes dallimeve dhe streotipeve që etnitë kanë.Pikërisht rinia është ajo që është prijës i vendit dhe marrëdhënieve shoqërore të krijuara, janë ata të cilët nuk përtojnë ta bëjnë ndyshimin, nuk ngurrojnë të ndërmarin hapa të mëdhenj në dobi të popullit dhe mardhënieve të shëndosha ndëretnike.

Në epokën e digjitalizimit ajo që kemi më së shumti nevojë është që të jemi të përfshirë në projekte dhe aktivitete që kanë për qëllim sa më shumë të kemi aktivitete që të komunikojmë sa më shumë me njëri-tjetrin dhe të jemi më të përfshirë në dialogje dhe debate që do të na afrojnë sa më shumë, që të njihemi me mënyrën se si moshatarët tanë mendojnë. Projektet me tematikë sociale janë një çelës i cili na ofrohet neve që të mund të japim mendimin ose të shpalosim eksperiencat tona personale për dëgjuesit prezent.

Aktivitetet dhe projektet janë metoda më e mirë e përfshirjes, një eksperiencë e mrekullueshme me kujtime që do të mbeten në memorje për shumë kohë dhe do të mund të kyçemi me njerëz të ndryshëm nga vende të ndryshme, nëpërmjet një socializimi me njerëz të etniteteve të ndryshme, shkëmbimi të dallimeve nëpër tradita e kultura, mënyra të ndryshme të jetesës me problematika të ndryshme dhe stereotipe që njerëzit përballen çdo ditë në vendin ku ata zhvillojnë jetesën.

Me anë të përfshirjes të rinjtë mësojnë.Ky mësim do t’u shërbejë në ngritjen profesionale dhe personale. Një rini e formuar profesionalisht do t’i shërbejë vendit dhe shoqërisë.

Pozitiviteti dhe mirësia që të rinjtë marrin duke u kyçur nëpër projekte dhe aktivitete është diçka e cila krijon miqësi mes vete, përmes shoqërimit dhe tolerancës që të rinjtë tregojnë mes vete me mundësitë që vendi ua ofron ose si është forma e jetesës nëpër diverzitetet të cilat etnitë e ndryshme posedojnë dhe si përballen ato me këto diverzitete mes tyre për të zhvilluar një jetesë të sukseshme me bashkëpunim ndëretnik.

Etniteti është dicka që neve na identifikon në bazë të ngjashmërive kulturore e historike  të vendit prej ku ne e kemi origjinën e  shoqërisë,por kjo nuk është izolator i bashkëpunimit ndëretnik  mes vete për përfitime reciproke.

Një rini e shëndoshë është ajo rini që kupton dallimet dhe vendos të marrë atë që është më e mirë prej njeri-tjetrit pra të qenurit tolerant. Një rini e shendoshë është po ajo rini e cila vendos të organizojë aktivitete të ndyshme me persona të tjerë jashtë shoqërisë së përditshme që janë mësuar të kalojne kohën dhe të kuptojnë se ekzistojnë botëkuptime të tjera dhe se është në rregull të mos mendojmë njësoj por çka është edhe më e bukur është të nxjerrim më të mirën nga ai botëkuptim dhe të hapim rrugë për bashkëpunim mes vete, se çdo etnitet ka bukurinë dhe veçantinë e vet në thelb. Të mësosh pak nga çdo etnitet dhe kulturë është pasuri dhe është një mësim që do na shërbejë shumë në jetë. Mbi të gjitha do të formojmë një karakter shoqëror dhe komunikativ me një mentalitet e mendësi ndryshe.

Arsimimi i rinisë është baza e një kombi të shëndoshë, një rini e shëndosh është pasuri e kombit dhe vendit dhe një shoqëri e arsimuar është ajo shoqëri tolerante, bashkëpunuese për punë të mrekullueshme që janë në dobi të vendit dhe punojnë gjithmonë e më shumë për gjëra të bukura, por gjërat e bukura arrihen vetëm në bashkpunim, tolerancë dhe mirëkuptim ndëretnik!


Autorja e këtij blogu është Blerona Berisha, nxënëse e shkollës së mesme SHME "Pero Nakov", Kumanovë.


PUBLIKUAR MË 19.11.2024 


________________________________________________________________________________________________

Ky blog është pjesë e serisë së blogjeve mbi temën "Avancimi i shoqërisë multietnike dhe promovimi i multikulturës në shtetin tonë", të shkruar nga nxënës të shkollave të mesme në kuadër të projektit "Aktivizëm rinor për një shoqëri inkluzive".

Projekti "Aktivizmi rinor për një shoqëri inkluzive" i Institutit për të Drejtat e Njeriut realizohet në kuadër të projektit "Mbështetje nga BE-ja për ndërtimin e besimit në Ballkanin Perëndimor", i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe i zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

project-img project-img