Konkurs për angazhimin e një personi përgjegjës për komunikimet dhe marrëdhëniet me publikun.
Instituti për të drejtat e njeriut (IHR) ka nevojë për një person përgjegjës për komunikimet dhe marrëdhëniet me publikun që të kujdeset për dukshmërinë e përgjithshme të punës së Institutit dhe ruajtjen e marrëdhënieve me publikun.
Obligimet gjatë angazhimit :
- Përgatitja e materialeve të komunikimit elektronik dhe të shtypur të IHR si botime, njoftime për shtyp, informime, infografikë etj.
- Përdorim i mjeteve për vizualizimin e të dhënave, komunikimet në internet, dizajnin dhe mediat sociale.
- Publikim të përmbajtjeve në faqen e internetit dhe mediat sociale të IHR.
- monitorimin e seancave të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë dhe monitorimin e punës së institucioneve dhe organizatave që ndërmarrin aktivitete të lidhura direkt ose indirekt me punën e Këshillit Gjyqësor dhe në këtë mënyrë krijonë njoftime dhe informata efektive për publikun dhe grupet specifike të synuara.
- përditësimi ditor dhe futja e përmbajtjes së aplikacionit mobil "Këshilli Gjyqësor nën llupë"
- kryerjen e detyrave të tjera në përputhje me nevojat e IHR.
Arsimimi formal i kërkuar:
- Të ketë përfunduar studimet universitare në fushën e komunikimit, gazetarisë, studimeve juridike ose në fusha të tjera relevante. Përvoja e punës dhe / ose edukimi joformal në fushën e komunikimit do të konsiderohen si një pasuri.
Aftësitë e kërkuara dhe përvoja praktike:
- Përvoja e punës (përfshirë vollontarizmin dhe praks) në marrëdhëniet me publikun, komunikimet digjitale, portalet e internetit dhe mediat sociale, faqet e internetit etj.
- Përvojë në projekte në fushën e të drejtave të njeriut
- njohuri shumë të mirë të gjuhës maqedonase dhe angleze dhe aftësi shumë të zhvilluara për redaktimin dhe korrigjimin e teksteve në të dyja gjuhët;
- aftësi të larta për punim në kompjuter dhe internet (Word, Excel, Power Point, Outlook, Dropbox, Google Drive, etj.), si dhe përdorimi aktiv i aplikacioneve celulare
- aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe të komunikimit.
- fleksibilitet për punë ekipore në një mjedis dinamik, puna në dhe jashtë zyrës, gatishmëria për të komunikuar me grupe të ndryshme të synuara.
Dokumentet e kërkuara të aplikimit:
- CV - një biografi e shkurtër në formatin evropian në gjuhën maqedonase
- Letër motivimi deri në 1.000 shkronja.
Afati i aplikimit: 21 janar 2019 (e hënë)
Kandidatët mund të dorëzojnë dokumente elektronike me e-mail: ihr@ihr.org.mk dhe miroslav.draganov@ihr.org.mk brenda afatit të caktuar për aplikim, emri i mesazhit është: APLIKIMI PËR PUNË.
Aplikimet e dërguara pas afatit nuk do të merren parasysh.
Të gjitha pyetjet mund të vendosen nga kandidatët në mënyrë elektronike në adresat e emailit të dhënë jo më vonë se ditën e enjte, 17 janar 2019, para orës 16:00.
Shënim: Vetëm kandidatët që do të jenë në listën e ngushtë sipas kritereve të deklaruara do të kontaktohen jo më vonë se më 31 janar 2019.